Një djalë 7-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në Idaho të SHBA-së, pasi u sulmua nga një tufë qensh. Nëna e tij ka shpëtuar dhe ndodhet në spital me plagë të rënda.
Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në zonën e Fort Hall. Katër qen, dy Rottweiler dhe dy të tjerë, sulmuan djalin e vogël që kishte dalë në rrugë jashtë parkut ku ai ishte duke luajtur.
Kelani doli në rrugë për një moment dhe nëna e tij pas disa minutash e gjeti fëmijën e saj të shtrirë me fytyrë përtokë, dhe qentë duke hëngur trupin e tij.
Ajo vrapoi menjëherë dhe u përpoq të shpëtonte të birin, por nuk ia doli. Qentë më pas sulmuan edhe nënën e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Kellan dhe Emily Islas u dërguan menjëherë me ambulancë në Qendrën Mjekësore “Portneuf”, ku i mituri u konstatua i vdekur.
Autoritetet lokale eutanizuan qentë duke zbatuar ligjin lokal të kontrollit të kafshëve.