Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në New York, ku policia ka gjetur trupat e pajetë të një nëne dhe vajzës së saj adoleshente. Trupat e gruas 37-vjeçare dhe vajzës së saj 14-vjeçare u zbuluan kur një mik shkoi për të kontrolluar familjen.
Trupi i nënës u gjet me fytyrë poshtë në sallon me një dëmtim në fytyrë, ndërsa vajza e saj u gjet me fytyrë poshtë me një dëmtim në kokë, thanë burimet policore për Neë York Post.
Trupi i qenit të tyre ishte pranë tyre me një qese në kokë. Një burim policor e përshkroi skenën të tmerrshme. Policia ishte në vendngjarje të premten në mëngjes pasi një fqinj i katit të poshtëm thirri 911 kur dëgjoi britma, por askush nuk iu përgjigj derës.
“Unë dhe gruaja ime u zgjuam, kishte britma, përplasje, ulërima e qenit”, tha fqinji. “Trokitën në derë, por nuk morën përgjigje”, i tha ai oficerit të policisë.
“Dhe pastaj erdha në shtëpi sot dhe pashë të gjitha këto,” shtoi ai.
Policia po heton për shkaqet e ngjarjes, e cila dyshohet të jetë vrasje-vetëvrasje.
/abcnews.al