Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tragjike në Maqedoninë e Veriut/ Makina përplaset me kamionin, 4 të vdekur

schedule09:53 - 22 Maj, 2026

schedule 09:53 - 22 Maj, 2026

Katër persona kanë humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovcë, pas një përplasjeje të fuqishme mes një veture të tipit BMW dhe një kamioni me targa të Kosovës.

Siç raporton AlsatM, përplasja dyshohet të ketë qenë e fortë, duke bërë që vetura të përfshihej nga flakët menjëherë pas aksidentit.

Për shkak të dëmtimeve të rënda dhe djegies së automjetit, identifikimi i viktimave pritet të bëhet përmes procedurave të mjekësisë ligjore dhe obduksionit.



Policia, prokuroria dhe ekipet emergjente po vazhdojnë hetimet në vendin e ngjarjes, ndërsa pritet një version zyrtar pas përfundimit të ekzaminimeve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!