Katër anëtarë të një familjeje, që dyshohet të jetë me origjinë shqiptare, humbën jetën nga helmimi me monoksid karboni në banesën e tyre në Rughi, të Italisë.
“Familja e viktimave dyshohet të jetë me origjinë të huaj, me shumë mundësi nga Shqipëria”, shkruan Corriere.
Mediat italiane shkruajnë se tragjedia ndodhi mbrëmjen e së mërkurës.
Sipas raportimeve, viktimat janë prindërit 48 dhe 43 vjeç, si dhe dy fëmijët e tyre, 22 dhe 15 vjeç, por emrat e tyre nuk janë bërë publike. Alarmi u dha nga një familjar, i cili nuk po arrinte të kontaktonte me ta.
Po ashtu një person i pestë u transportua për ndihmë në spital.
Shërbimet e emergjencës ndërhynë menjëherë, por për katër personat u konstatua vdekja. Autoritetet italiane po hetojnë për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes tragjike.


