Një foshnje pesë muajshe u mbyt gjatë një operacioni shpëtimi në Lampedusa, ndërsa ishulli po lufton për të përballuar një numër të lartë emigrantësh që po mbërrijnë nga Afrika e Veriut.
NOVO – A ilha italiana de Lampedusa é atingida por um recorde de chegadas de migrantes: 5.000 pessoas chegaram em 112 desembarques de barcos apenas hoje – RAIhttps://t.co/3XS7FNvD9j@disclosetv pic.twitter.com/3Je8Qs3uWg
— Ercio Santos (@Ercio_Santos) September 13, 2023
Foshnja ka rënë në ujë mbrëmjen e djeshme, të martën, ndërsa roja bregdetare po përpiqej të nxirrte në breg 46 emigrantë nga një varkë. Edhe persona të tjerë ranë në ujë por arritën të mbijetonin, ndërsa ndihma erdhi shumë vonë për fëmijën.
#Lampedusa, Guardia Costiera invita #migranti in mare per rinfrescarsi dopo ore sotto il sole a tornare sul molo pic.twitter.com/eCwQrrBnnM
— Local Team (@localteamit) September 13, 2023
Foshnja ishte nga një familje Guineane dhe nëna ishte e mitur, sipas autoriteteve. Vajza, e cila po merr mbështetje psikologjike, ishte në një varkë nga qyteti tunizian Sfax, rreth 120 milje (190 km) nga Lampedusa.
Imazhet e transmetuara nga rajoni treguan radhë varkash, të gjitha plot me emigrantë, që prisnin të ankoroheshin në portin e Lampedusa-s.
/abcnews.al