Tragjike në fushën e lojës, ndërron jetë gjatë miqësores ish-portieri i njohur i Butrintit

schedule18:25 - 13 Prill, 2024

schedule 18:25 - 13 Prill, 2024

Një lajm tepër tragjik ka ardhur nga Saranda, ku ikona e futbollit sarandiot, Fredi Mërkuri ka ndërruar jetë në moshën 62-vjeçar, gjatë një ndeshje miqësore mes veteranëve.

Klubi sarandiot i Butrintit kishte organizuar një ndeshje miqësore mes lojtarëve të viteve 80-90 dhe disa futbollistëve grekë të Athinës.

Gjatë sfidës, ish-gardiani Fredi Mërkuri ka rënë papritur në fushë dhe është transportuar me urgjencë në spital.

Pavarësisht ndihmës së shpejtë, Mërkuri nuk ia doli të mbijetojë, duke ndërruar jetë në mënyrë tragjike./h.ll/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!