Një lajm tragjik po qarkullon në internet orët e fundit, në të cilin thuhet se aktori i filmit “Baby Driver”, Hudson Meek, nuk jeton më. Në moshën vetëm 16-vjeçare ai u nda nga një vdekje tragjike, me lajmin që shkaktoi tronditje dhe pikëllim, pak para fundit të vitit 2024.
Sipas informacioneve që janë bërë publike, Hudson Meek ka humbur jetën në një aksident, pasi ka rënë nga një automjet në një rrugë kryesore në Birmingham, Alabama. Aktori i ri pësoi një dëmtim traumatik në tru nga rënia dhe pavarësisht se u dërgua në spital, ai vdiq dy ditë më vonë.
Ngjarja ka ndodhur më 19 dhjetor, por vetëm dje u bë publike. Postimi në internet i nënës së tij është tepër prekës: “16 vitet e tij në tokë ishin shumë të shkurtra, por ai arriti kaq shumë dhe ndikoi shumë tek të gjithë ata që takoi. Ju lutemi, lutuni për familjen dhe miqtë tanë ndërsa ne të gjithë e përpunojmë këtë humbje të papritur dhe tragjike”.
Policia po heton rrethanat e aksidentit tragjik, por ende nuk ka përgjigje. Familja, të afërmit, miqtë dhe kolegët e tij janë të shkatërruar nga humbja e tij./abcnews.al