Një i ri ukrainas akuzohet për vrasjen e një çifti amerikan që e adoptoi atë shtatë vjet më parë nga një jetimore në vendin e tij.
Dima Tower, i cili kishte humbur nënën e tij kur ishte i vogël dhe ishte braktisur nga babai i tij alkoolik, u arratis nga autoritetet e policisë me makinën e blerë për të nga prindërit e tij birësues dhe u fsheh për rreth tetë orë në një pyll.
Sipas Neë York Post, policia në North Falk, Florida mori një telefonatë në mesnatën e së premtes së kaluar nga një fqinj i çiftit që kishte dëgjuar britmat e një gruaje për ndihmë jashtë shtëpisë së saj.
Kur më në fund hapi derën për të parë se çfarë po ndodhte, gjeti vetëm disa pika gjaku në tokë dhe njoftoi autoritetet. Me të mbërritur në shtëpinë e çiftit, oficerët panë të dyshuarin duke mbyllur bagazhin e makinës së tij dhe e urdhëruan atë të qëndronte pa lëvizur.
Ai i shpërfilli udhëzimet e tyre, hipi në makinë dhe u largua me shpejtësi. Pasi arriti t’i shpëtonte policisë, ai braktisi mjetin dhe u fsheh në një pyll, derisa autoritetet e zbuluan rreth orës 8 të mëngjesit të së shtunës.
Robbie dhe Jennifer Tower u gjetën të vdekur në dhomën e tyre të mbuluar nga gjaku, trupat e tyre të pozicionuar në mënyrë që kokat e tyre të prekeshin.
Çifti, në pamundësi për të pasur fëmijë, adoptoi Dimën në moshën 14-vjeçare nga një jetimore në Ukrainë.
/abcnews.al