Tragjike, u nisën për peshkim në Himarë, gjendet e mbytur gruaja

schedule12:05 - 5 Gusht, 2020

schedule 12:05 - 5 Gusht, 2020

Mirela Rama, gruaja e cila ishte zhdukur prej orëve të para të mëngjesit pasi kishte dalë për peshkim me familjarët e saj në Himarë është gjetur e mbytur pas disa orësh një mijë milje pranë Dhërmiut

Ndërkohë që janë shpëtuar bashkëshorti dhe djali i saj, bashkë me Fatjon Resulajn një person tjetër që ndodhej në varkë me ta.

Në një deklaratë për mediat, i mbijetuari tjetër Fatjon Resulaj ka treguar si ka ndodhur ngjarja.

“U nisa në 6.00 sot nga Moli i Himarës. Ishte fillimisht koha e mirë, ndërsa për 10 minuta u bë ciklon me shi dhe përmbysi varkën. Ne e pamë nga larg dhe ishte vonë. Ishim katër vetë. Ishte shoku im së bashku me djalin dhe nusen e tij.

Zonja është e humbur dhe vazhdojnë kërkimet. Pasi u përmbys anija, ne u mbajtëm tek anija fort. Djali u përpoq që të shpëtojë nënën, edhe ne, por situata ishte e rëndë shumë.

Kemi bërë 5 kilometra rrugë dhe donim që ta shpëtonim, por ishte shumë e vështirë, mund të na rrëmbente rryma edhe neve”, tha i mbijetuari Resulaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!