Tragjedia që tronditi botën 15 vjet më parë, la pas 230 mijë viktima

schedule12:48 - 26 Dhjetor, 2019

schedule 12:48 - 26 Dhjetor, 2019

Pikërisht 15 vjet më parë një tërmet nën ujor me magnitudë 9.1 në Sumatra do të shkaktonte më pas një tsunami me dallgë të larta sa një pallat. Ishte tërmeti i tretë më i dhunshëm i 60 viteve të fundit pas tërmetit në Kili në 1960, me magnitudë 9.5 dhe atij në Alaskë në 1964-tër me magnitudë 9.2. Në Indonezi si pasojë e tsunamit humbën jetën 230 mijë persona nga të cilët një e katërta ishin fëmijë. Të plagosurit ishin 500 mijë ndërsa të pastrehët 5 milion. Uji i oqeanit mori përpra çdo gjë.

Skena para syve të mbijetuarve dhe ekipeve të shpëtimit ishte rrënqethëse.

Dallgët anormale arritën në brigjet e 14 vendeve në tre kontinente, përfshirë dhe Afrikën. Vendet e Azisë juglindore u goditën të gjitha: Indonezi, Sri Lanka, India e Tailandë. Pas shkatërrimit të orëve të para, qeveritë vendore u përballën me një emergjencë humanitare dramatike për t’I ardhur në ndihmë një numri të madh të pastrehësh të paktën 1.5 milion në Sri Lanka, më shumë se 100 mijë në Indi, rreth 30 mijë në Tajlandë dhe qindra mijëra të tjerë në Indonezi.

Komuniteti ndërkombëtar u angazhua menjëherë, por u deshën disa ditë për të koordinuar operacionet e kërkim shpëtimit. Tashmë pas 15 vitesh, banorët e fshatrave të goditura nga tsunami janë rimëkëmbur dhe aktivitet ekonomike të bazuara tek peshkimi aktualisht janë në zhvillim.

Nëse do të kishte pasur sisteme për sinjalizimin në kohë të emergjencës tsunami, do të ishin shpëtuar shumë jetë. Eksperienca shërbeu për krijimin e sistemit të paralajmërimit të tsunameve, një sistem shumë i rëndësishëm ky për të analizuar pasojat e mundshme të tërmeteve dhe për të dërguar sinjale tek qeveritë e vendeve që mund të preken, për mundësinë e krijimit të dallgëve anormale.

Impakti i atij fenomeni shkatërrues ishte aq i fortë sa që nga atëherë ka ndryshuar sistemi i monitorimit dhe paralajmërimit të tërmeteve nënujore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!