Tragjedia, Olsi mëson pasi përmendet se Rezarta nuk jeton

schedule21:59 - 15 Dhjetor, 2019

schedule 21:59 - 15 Dhjetor, 2019

Olsi Hajdari, 27-vjeçari nga fshati Xhyrë i Librazhdit që mbërriti në koma në spital, ndërsa bashkëshortja e tij 19 vjeçe vdiq, pas 48 orëve jo vetëm që është ndjerë mirë, por këtë fundjavë ka lënë edhe shtratin e spitalit.

Edhe mjekët që e kanë trajtuar, nuk kanë besuar te mrekullia, dhe kjo është një tjetër mister, ashtu sikurse tragjedia e ndodhur gjatë mesjavës, në familjen Hajdari ku në dhomën e çiftit të martuar, plot një javë më parë, e ëma e 27 vjeçarit u shokua, kur gjeti në koma të birin dhe nusen e tij.

Bukurie dhe Dilaver Hajdari të alarmuar nga ajo që i kishte ndodhur çiftit kanë njoftuar fqinjët, shërbimin e urgjencës, kryetarin e fshatit, ndihmës mjeken dhe policinë duke kërkuar ndihmën e të gjithëve.

19-vjeçarja mbërriti e vdekur ne spital, ndërsa Olsi pas një dite në gjendje të rëndë e kaloi të keqen dhe të dielën doli nga spitali.

Stafi i mjekëve, pasi thirri një psikologe, komunikoi me të rreth asaj çfarë ai mbante mënd, nga nata e fundit në shtëpinë e tij. Sipas Olsi Hajdarit, ai pasi kishte darkuar  me prindërit, dhe bashkëshorten, e më pas kishin shkuar në dhomën e gjumit.

Aty meqenëse ishte ftohtë, kishin vendosur mangallin me prush, dhe më pas i kishte marrë gjumi. Ai ka treguar se më pas nuk kujtonte asgjë se kush e ka marrë dhe ku e kishin dërguar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!