Tragjedia në Tiranë, dy djemtë e mbytur në liqen ishin vëllezër

schedule20:44 - 27 Maj, 2022

schedule 20:44 - 27 Maj, 2022

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku dy vëllezër të moshës 14 dhe 10 vjeç, Mateo dhe Klevis Taku janë mbytur në liqenin e Prushit,.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:05, ku 6 të mitur kanë qenë duke u larë në liqen, por dy prej tyre nuk kanë mundur të dalin.

Burime për Abc bëjnë me dije se 14-vjeçari është futur në liqen për të shpëtuar vëllain e tij më të vogël, por ka mbetur edhe vetë brenda.

Trupat e pajetë të dy vëllezërve u nxorën nga polumbarët e forcave RENEA.

Njoftimi i policisë: 

Në vijim të informacionit paraprak, i cili bënte fjalë për mbytjen e dy të miturve, në liqenin e Prushit, ju informojmë se:

Si rezultat i kërkimeve të kryera nga Polumbarët e Reneas u bë e mundur gjetja e trupave të pajetë të miturve M. T., 14 vjeç dhe K. T., 10 vjeç (vëllezër).

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!