Kutia e zezë e trenit të pasagjerëve që u përplas me trenin tregtar mbrëmjen e 28 shkurtit në Tempe të Greqisë, u gjet mes rrënojave të vagonëve të mbajtur në një zonë të projektuar posaçërisht në depon e OSE-së në Koulouri.
Megjithatë, raportohet se regjistruesi është dëmtuar rëndë dhe nuk besohet nëse mund të nxirret ndonjë informacion prej tij.
Kujtojmë se nga vendi i përplasjes në Tempe u gjet vetëm regjistruesi i trenit tregtar, nga i cili teknikët nga Genova dhe Athina që e ekzaminuan pranverën e kaluar nuk arritën të nxirrnin asnjë të dhënë pasi ishte dëmtuar pas përplasjes.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesnatën e 28 Shkurtit, ku humbën jetën dhjetëra persona./abcmews.al


