Tragjedia në Spanjë/ Mes të zhdukurve një familje prej 4 anëtarësh, djali 3 vjeç dhe foshnja 15-ditëshe

schedule11:24 - 23 Shkurt, 2024

schedule 11:24 - 23 Shkurt, 2024

Të paktën 4 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë raportohen ende të zhdukur pas një zjarri masiv që përfshiu një ndërtesë në qytetin spanjoll të Valencias.

Sipas informacioneve, mes të zhdukurve, janë një familje prej katër anëtarësh, duke përfshirë një djalë tre vjeç dhe një vajzë 15 ditëshë.

Referuar mediave vendase zjarri nisi në një ndërtesë 14-kateshe teksa u përhap me shpejtësi edhe të ndërtesat ngjitur. Zjarrfikësit u panë duke shpëtuar njerëzit nga ballkonet, teksa të 19 besohet se janë ende të zhdukur.

Të plagosur kanë mbetur 14 persona, përfshirë gjashtë zjarrfikës dhe një fëmijë të vogël. Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle ndërtesa prej 14 katesh kishte 138 apartamente, dhe jetoni rreth 450 persona.

Zjarri filloi rreth orës 17:30 në katin e katërt dhe u përhap me shpejtësi, teksa pamjet e publikuara  tregojnë flakë dhe re të mëdha tymi të zi që përfshinë ndërtesën.

Në një mesazh në X, kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, tha se ishte i tronditur nga zjarri i tmerrshëm dhe ishte në kontakt me kryetarin e bashkisë për të ofruar çdo ndihmë të nevojshme.

Deri më tani nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, megjithatë janë ngritur shumë pyetje në lidhje me materialet e përdorura në ndërtimin e ndërtesës.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!