Tragjedia në Sarandë/ Ashensori zuri poshtë kamarierin 17-vjeçar, pamje nga vendi i ngjarjes

schedule10:33 - 26 Gusht, 2023

schedule 10:33 - 26 Gusht, 2023

 

Në orët e para të mëngjesit të sotëm një 17 vjeçar humbi jetën tragjikisht, teksa ishte duke punuar në një lokal në qytetin e Sarandës.

17-vjeçari i cili  punonte si ndihmës kamarier është zonë poshtë nga ashensori, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

LEXO EDHE: Këputet kavoja, ashensori zë poshtë kamarierin 17-vjeçar në Sarandë, një i arrestuar dhe një i shpallur në kërkim

Pas ngjarjes policia arrestoi 43  vjeçarin, Lulëzim Allkushi, banues në Sarandë, i cili kishte montuar ashensorin dhe shpalli në kërkim Spiro Iljadhi, pronar i lokalit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 01:15 minuta të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Nr. 1″, Sarandë, në lokalin në pronësi të shtetasit Spiro Iljadhi, është këputur kavoja e ashensorit që përdorej kryesisht për furnizimin e lokalit, duke zënë poshtë shtetasin Antonio Delilaj, 17 vjeç, (ndihmës/kamerier në këtë lokal). Për pasojë, 17-vjeçari ka humbur jetën.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 43-vjeçari i arrestuar Lulëzim Allkushi kishte montuar ashensorin e lokalit ndërsa 37-vjeçari i shpallur në kërkim është pronari i lokalit dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” ./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!