Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tragjedia në Roskovec/ Zbardhet dëshmia e djalit: Babai ishte konfliktual, zënka e fundit para 10 ditëve …

schedule20:43 - 24 Mars, 2026

schedule 20:43 - 24 Mars, 2026

Detaje të reja dalin në dritë nga krimi dyfishtë në fshatin Kuman të Roskovecit, ku 80-vjeçari Shefit Rrapaj qëlloi për vdekje gruan e tij Dashuri Rrapaj dhe më pas kreu vetëvrasje.

Sipas burimeve policore djali i çiftit Rrapaj në dëshminë e tij në polici ka thënë se në momentin e ngjarjes së rëndë ka qënë në Fier për një konsultë mjekësore, gjë që është vërtetuar edhe nga kqyrja e kamerave të sigurisë.

Ai ka pohuar se i ati ishte tip konfliktual dhe zënka e fundit ka qënë para 10 ditëve kur i ka hedhur pleh patateve të mbjella në oborrin e shtëpisë dhe 80- vjeçari është acaruar duke i thënë djalit “ Pse u hedh pleh patateve” konflikt banal që ka përfunduar në komisariatin e Rroskovecit, ndërkohë që nëna e tij Dashuria , i dilte gjithmonë në krah të birit.



Pasi është kthyer nga Fieri, djali i ka gjetur të pajetë në banesë. Fillimisht ka lajmëruar një kushëririn e vet, dhe më pas policinë. Po sipas burimeve policore , arma e përdorur në krim është tip i vjetër dhe dyshohet të ketë qënë e fshehur nën tokë që nga 97- a, pasi ishte me dhe, ndërkohë që ishte shkrepur dy herë, një plumb i ka shkaktuar vdekjen Dashurisë dhe plumbi tjeter ka shkaktuar vdekjen e 80- vjeçarit teksa është vetëvrarë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!