Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tragjedia në Roskovec, burri 80 vjeçar vret gruan 75 vjeçe/ Kishin nëntë fëmijë së bashku

schedule20:49 - 24 Mars, 2026

schedule 20:49 - 24 Mars, 2026

Personat që shihni në këtë fotografi janë Shefit dhe Dashuri Rrapaj, jeta bashkëshortore e të cilëve përfundoi tragjikisht të martën në Kuman të Roskovecit.

Në motive ende të paqarta, 80-vjeçari vrau në banesë me armë zjarri bashkëshorten, 75-vjeçaren Dashuri Rrapaj e më pas I dha fund dhe jetës së tij.

Fqinjët treguan se përpara të shtënave u dëgjua ulërima, ndërsa I moshuari mësohet se ka tërhequr me forcë gruan nga oborri I banesës drejt ambienteve të brendshme.



Bashkëshortët Rrapaj sipas banorëve të Kumanit nuk kishin konflikte të theksuara.

Prindërit e 9 fëmijëve njiheshin si familjarë të qetë por disa kohë më parë sipas fqinjëve, 80 vjeçari kishte pesuar një incident me armë dhe ishte lënduar në këmbë.

Burime të pakonfirmuara thanë se disa ditë më parë kishte ndodhur një konflikt familjar, ku ishte përfshirë edhe djali I vogël I bashkëshortëve.

Ky i fundit kishte mbërritur nga Greqia disa kohë më parë.

Paraprakisht policia thotë se vrasja e dyfishtë ka ndodhur për motive banale, megjithatë hetimet vijojnë.

Çifti Rrapaj nga Berati ishin shpërngulur 20 vite më parë në Kuman të Roskovecit.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!