Tragjedia në Romanat të Durrësit. Familja Konçi hap dyert e mortit

schedule13:37 - 21 Shtator, 2017

schedule 13:37 - 21 Shtator, 2017

 

Familja Konci në Romanat të Durrësit ka hapur dyert e mortit, për të përcjellë për në banesën e fundit tre vogëlushët . Për shkak të dëmeve nga zjarri, ceremonia mortore është organizuar tek shtëpia e gjyshërve të viktimave. Dyshohet se të vegjëlit ishin duke luajtur me shkrepse dhe fillimisht janë asfikuar, me pas janë djegur deri në karbonizim.

Duhet të ishin në kopësht  së bashku me vogëlushë të tjerë, por po përcillen për në banesën e fundit.

Jeta e tre vegjëlve trinjakë Artur, Valerio dhe Alesio, përkatësisht 4 vjeç u ndërpre ende pa nisur, kur  dhoma e tyre u përfshi nga flakët.

Ngjarja tragjike i ka tronditur të gjithë.

Fqinjë, të afërm dhe arsimtarë, ndodhen pranë familjareve për t’i ofruar mbështetjen e tyre.

Daja i familjes tregon gjithçka ka mësuar rreth ngjarjes. Teksa i ati i fëmijëve ndodhej në punë larg, e ëma i kishte mbyllur të vegjelit në dhomë për  të çuar tek vjehrra vetëm 100 metra larg dy vajzat e rritura për të mesuar.

Ende nuk është përcaktuar se çfarë e shkaktoi zjarrin, por familjaret kanë dëgjuar se fëmijët kanë qenë duke luajtur me shkrepse.

Tragjedia në Rromanat të Durrësit ndodhi në familjen e Gazmend  Konçit pasditen e së mërkurës.  Teksa trinjakët ndodheshin të vetëm në banesë, dhoma e tyre u përfshi nga flakët. Ekspertët i thanë ABC Neës se fëmijët fillimisht janë asfiksuar dhe me pas kanë pësuar diegie të shkallës së rënde deri në karbonizim.

https://youtu.be/Pdr-_pjap1c

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!