Sekretarja e Brendshme shprehu pikëllimin dhe hidhërimin pas vdekjes së 4 personave që po tentonin të kalonin Kanalin Anglez, sipas The Guardian.
“E di që të gjithë në këtë parlament dhe në mbarë vendin do të bashkohen me mua për të shprehur pikëllimin tonë të thellë dhe ngushëllimet më të sinqerta për të gjithë të prekurit nga kjo ngjarje e tmerrshme”, tha Suella Braverman.
Kalimi i Kanalit me gomone dhe varka është një përpjekje vdekjeprurëse, mbi të gjitha për këtë arsye ne po punojmë kaq shumë për të shkatërruar modelin e biznesit të kontrabandistëve të njerëzve, kriminelëve që po i trajtojnë qeniet njerëzore si plaçka,” theksoi ajo.
Duke përmendur vdekjen e 27 personave në Kanalin Anglez nëntorin e kaluar, Braverman tha se tragjedia e sotme është një kujtesë se pse qeveria duhet “t’i japë fund emigrimit të paligjshëm.
Braverman tha se ajo bisedoi gjithashtu me homologun e saj francez, ministrin e brendshëm të Francës, Gerald Darmanin.
/abcnews.al