Tragjedia në Kanalin Anglez, një vit më parë një tjetër gomone u fundos, 31 emigrantë humbën jetën

schedule10:29 - 14 Dhjetor, 2022

schedule 10:29 - 14 Dhjetor, 2022

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Kanalin Anglez ku një varkë e vogël është përmbytur dhe si pasojë kanë humbur jetën të paktën nga 30 deri në 50 emigrantë.

Lexo edhe: Mediat britanike: Dyshohet për 50 viktima nga fundosja e gomones në Kanalin Anglez

Ngjarja vjen një vit pas një tjetër tragjedie, që cilësohet si nga më të rëndat në Kanal.

Më 25 nëntor të vitit 2021 një gomone me 34 njerëz u fundos teksa udhëtonte nga Franca për në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa 31 persona humbën jetën.

Fatkeqësia shkaktoi zhurmë politike, pasi disa akuzuan qeverinë për dështimin për të siguruar rrugë të sigurta për emigrantët.

Lexo edhe: Varka shpëtimi e helikopterë në kërkim të të mbijetuarve, ky është vendi ku u fundos varka me mbi 30 emigrantë në Kanalin Anglez

Sipas të dhënave të analizuara nga Sky News, që nga mesnata e natës së kaluar, 44,711 njerëz kanë kaluar Kanalin me varka të vogla në vitin 2022.

Këtu përfshihen 1087 varka, me një mesatare prej 41 personash për anije. Në vitin 2021, ishin 28,526 njerëz që kishin kaluar Kanalin.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!