Tragjedia në Izrael, Meta: Me lutjet tona i gjendemi pranë popullit mik, shërim të shpejtë të plagosurve

schedule22:31 - 30 Prill, 2021

schedule 22:31 - 30 Prill, 2021

Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka shprehur ngushëllimet e tij popullit izraelit pas tragjedisë që ndodhi në festivalin Lag B’Omer në Mount Meron. Në një postim në Facebook, kreu i shtetit shprehet se me lutjet tona i gjendemi parë popullit mik izraelit ndërsa u uron shërim të shpejtë të plagosurve.

POSTIMI

“Trishtim dhe hidhërim i madh për tragjedinë e rëndë, që ndodhi gjatë festivalit Lag B’Omer në Mount Meron, në Izrael. Ngushëllimet më të ndjera për familjet dhe të afërmit e viktimave. Bashkë me lutjet tona i gjendemi pranë popullit mik izraelit dhe urojmë shërim të shpejtë dhe të plotë të të plagosurve.”

Kujtojmë se të paktën 45 persona humbën jetën të shtypur nga turma në një festival hebre kurse rreth 150 të tjerë mbetën të plagosur. Ata që ndërruan jetë besohet të jenë kryesisht burra ose djem nga komuniteti ultra-ortodoks pasi situata doli nga kontrolli pikërisht në sektorin e burrave. sb/abcnews.al/

Trishtim dhe hidhërim i madh për tragjedinë e rëndë, që ndodhi gjatë festivalit Lag B’Omer në Mount Meron, në…

Posted by Ilir Meta on Friday, April 30, 2021