Tragjedia në Indi, rrëzimi avionit me mbi 200 pasagjerë, dyshohet se nuk ka asnjë të mbijetuar

schedule14:35 - 12 Qershor, 2025

schedule 14:35 - 12 Qershor, 2025

Një katastrofë ajrore ndodhi pasditen e kësaj të enjte në Indi, kur një aeroplan i Air India me destinacion Londrën u rrëzua disa minuta pasi u ngrit, në Indinë perëndimore.

Shefi i policisë në Ahmedabad thotë se dyshohet se nuk ka të mbijetuar nga rrëzimi i avionit, në Indi.

Në avionin me destinacion Londrën ndodheshin 242 pasagjerë në bord. Avioni u rrëzua në një zonë banimi dhe dyshohet se mund të ketë edhe viktima në zonë. Ndërkohë autoritetet ende vijojnë hetimet dhe numri i viktimave ende nuk është konfirmuar.

“Ndërtesa në të cilën u përplas është një konvikt mjekësh… Ne kemi pastruar tashmë rreth 70% deri në 80% të zonës dhe do t’i përfundojmë operacionet së shpejti”, tha për mediat një oficer i lartë policie.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!