Tragjedia në Hollywood, aktori i njohur ndalon armët e vërteta në kompaninë e tij

schedule14:54 - 4 Nëntor, 2021

schedule 14:54 - 4 Nëntor, 2021

Duke marrë shkas nga tragjedia e pak ditëve më parë ku mbeti e vrarë Halyna Hutchins nga Alec Baldwin gjatë xhirimeve të filmit Rust, aktori i mirënjohur Dwayne Johnson ka marrë një vendim të rëndësishëm. Ai është shprehur se kompania e tij filmike, Seven Bucks Productions nuk do të përdorë më armë të vërteta në xhirime.

Dwayne 'The Rock' Johnson: The key to success and starting a business  during Covid

“Para së gjithash isha zemërthyer. Ne humbëm një jetë. Zemra ime është me familjen e saj dhe të gjithë në xhirime. Unë gjithashtu e njoh Alecin për një kohë të gjatë. Nuk mund të flas për askënd tjetër, por mund t’ju them se në çdo film që ne kemi ecur përpara me Seven Bucks Productions, nuk do të përdorim fare armë të vërteta”, u shpreh Johnson.

Under Armour Signs Dwayne 'The Rock' Johnson To Endorsement Deal |  ThePostGame.com

Aktori shtoi se brenda disa orësh nga lajmi për të shtënat fatale të Hutchins, ai dhe ekipi i kompaninë folën për ndryshimet  që do të miratonin në xhirime për sigurinë. “Unë mendoj se gjëja më e kujdesshme dhe më e zgjuar që duhet bërë është thjesht të ndaloni për një sekondë dhe të rishqyrtoni se si do të ecni përpara dhe si do të punojmë së bashku,” tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!