Ka shkuar në 40 numri i viktimave nga ngjarja tragjike në Greqi, ndërsa raportohet për dhjetëra të plagosur. Pas aksidentit, një pjesë e vagonave kanë marrë flakë ndërsa temperatura besohet të ketë shkuar në 1300 për shkak të zjarrit.
Sipas ekipeve të kërkim-shpëtimit, e temperaturat e larta e kanë vështirësuar identifikimin e viktimave, ndërsa numri i të plagosurve ka shkuar në 72, me gjashtë të shtruar në reanimacion.
Zjarrfikësit vazhdojnë punën në vagonin e dytë, ndërkohë që kamionët me vinç po heqin vazhdimisht pjesë të trenit të pasagjerëve, duke krijuar hapësirë që zjarrfikësit të kontrollojnë edhe pjesën e brendshme të vagonit të tretë.
/abcnews.al