Tragjedia në Gramsh/ Motoçikleta, celularë dhe rrobat e trupit buzë liqenit, polumbarët nisin kërkimet për gjetjen e katër shtetasve

schedule21:20 - 21 Korrik, 2023

schedule 21:20 - 21 Korrik, 2023

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Liqenin e Gramshit. Policia njoftoi se rreth orës 19:00, komisariati në Gramsh ka marrë një telefonatë se 4 shtetas dyshohet se janë mbytur në Liqenin e Hidrocentrali të Banjës.

LEXO EDHE: Gramsh/ Mbyten 4 shtetas në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës, babai me dy djemtë dhe kushëriri i tyre

Babai me dy djemtë e tij, njëri prej tyre i mitur dhe kushëriri i tyre  sipas familjarëve janë futur për t’u larë dhe nuk kanë dalë më.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë policia, forcat zjarrfikëse dhe polumbarët e RENEA-s, për të bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e katër shtetasve nga liqeni.

Policia njofton po ashtu se buzë liqenit janë gjetur dy motoçikleta, 3 celularë dhe rrobat e trupit.r.t/abcnews.al