Tragjedia në Fushë-Arrëz, çfarë ndodhi pasditen e së shtunës ku humbën jetën nëna dhe dy vajzat e familjes Kola

schedule16:48 - 30 Maj, 2022

schedule 16:48 - 30 Maj, 2022

Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e së shtunës në familjen Kola në Fushë-Arrëz, ku nëna dhe dy vajzat e saj humbën jetën pasi ranë në kontakt me korrentin.

E gjitha tragjedia ndodhi pas një defekti teknik të lavatriçes e cila përçoi energjinë përmes tubave tek dushi, në momentin që një nga vajzat ishte duke u larë.

Çfarë ndodhi pasditen e së shtunës në familjen Kola?

Ndërkohë që vajza e madhe e familjes Sidorela Kola, 19-vjeçe, e cila ishte studente në Tiranë, ishte kthyer në familjen e saj për pushimin e fundjavës.

Pasditen e së shtunës vajza shkon të bëjë dush, por që rezultoi fatal për jetën e vajzës, motrës dhe nënës së saj.

Linjat hidraulike prej metali përcollën korentin nga lavatriçia tek dushi në kohën që po lahej vajza e madhe 19 vjeç, Sidorela Kola, e cila sapo ka rënë në kontakt me rrymën elektrike ka bërtitur, dhe menjëherë në ndihmë të së motrës ka shkuar vajza më e vogël 16-vjeçarja dhe nëna e saj Prendushe Kola 42-vjeçe, por asnjëra prej tyre nuk mundi t’ia dalë.

Ekspertët kanë shkuar në shtëpinë e familjes Kola për të bërë një hetim të plotë mbi ngjarjen, ku në fund rezultoi se një defekt në lavatriçe shkaktoi tragjedinë duke iu marrë jetën nënës dhe dy vajzave.

/Abcnews.al/