Tragjedia në familjen shqiptare në Florida/ Bozheku: Çifti shkonte në poligon qitjeje. Sasia e plumbave tregon për një vrasje të mirëmenduar

schedule22:04 - 12 Dhjetor, 2024

schedule 22:04 - 12 Dhjetor, 2024

Tragjedia në familjen shqiptare në SHBA, ku 27 vjeçarja Sabrina Krasniqi qëlloi pesë herë me armë zjarri bashkëshortin e saj 34-vjeçar Pajtim Krasniqi dhe më pas vrau veten, u diskutua në emisionin “360 gradë”.

Avokatja Enida Bozheku thotë se çifti shkonte rregullisht në poligon qitjeje dhe se fakti që Sabrina ka qëlluar disa herë ndaj bashkëshortit, tregon për një krim të mirëmenduar.

Megjithatë, sipas psikologes Aurela Agalliu, ngjarja mund të ketë qenë impulsive në konflikt e sipër.

Pjesë nga diskutimi:

Aurela Agalliu: Ka të bëjë me rrethanat e ngjarjes që mbeten të panjohura. Nëse kemi të bëjmë me faktin që është aludimi mbi tradhëtinë, nëse Sabrina ka tradhëtuar bashkëshortin e vet, vrasja e bashkëshortit është parë si shpëtim nga ky problem në jetën e tyre dhe deri në divorc. E ka vrarë me idenë për të shpëtuar.

Enida Bozheku: Të dy shkonin në poligon qitjeje. Armët i kishin e leje. Pjesën e errët dhe agresitivitetin e brendshëm që njeriu mbart, e shkarkonin të dy në poligon.

Aurela Agalliu: Nuk mendoj vrasje me paramendim. Duke qenë se ata kanë pasur edhe armë, dhe e ushtronin si sport, ka qenë një vendim i momentit në konflikt e sipër. Kjo është sjellje implusive në kushtet e tronditjes psikologjike.

Enida Bozheku: Sasia e plumbave në aspektin penal, tregon një lloj qasjeje të mirëmenduar të bërë nga një njeri profesionist.

Aurela Agalliu: Nuk do të ndodhte nëse do të ishte e paramenduar. Fakti që ngjarja ka ndodhur mendoj se ka ndodhur në debat e sipër ku mund të jetë konfliktuar për problematikat dhe është parë si formë shpëtimi marrja e armës në kushte të rënda psikologjike. Në rastin e Sabrinës kemi të bëjmë me frikën e braktisjes e figurës mashkullore, tipike në fëmijën e saj figura e babait. Problemet që ndodhin në fëmijërinë tonë, si përballja me dhunën me braktisjen, në marrëdhënien ku ne vendosemi, është e rëndësishme që këto trauma, të mos mbahen të gjalla.

Laert Vasili: Gjyshet tona janë rritur duke vajtur në mal, duke marrë ujë te burimi, duke larë si kafshë pune. kjo s’do të thotë se erdhi një moment dhe vrau gjyshin se nuk i plotësoi dëshirat seksuale. Pra, të mos kalojmë te përkëdhelia e ditëve të sotme që për hir të teknologjisë, jetojmë në një shoqëri pornografike ku shumë emisione e kanë shtysë ndaj brezit të ri, kur sheh shumë femra që të reklamojnë..ne kemi bërë emision për botokse, për lëndën që futen ilegalisht. Brezi i ri ka kaluar në një eksperiment seksual. E kupton ku jemi sot. Duke krahasuar me brezin e gjyshërve tona, kanë mbajtur familjen, prisnin burrat me vite në mërgim. Diku duhet të vëmë gishtin.

Aurela Agalliu: Shoqëria ka marrë për sprapthi. Rolin e burrit në shoqëri e bën gruaja, dhe rolin e gruas e bën burri.

Laert Vasili: Ka burra në shoqëri…

Aurela Agalliu: Modelet shoqërore ndikojnë dhe liberalizimi i grave për t’u zhveshur kaq hapur nuk është normale por po flasim për diçka tjetër këtu./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!