Tragjedia në Cetinje/ Shkon në 13 numri i viktimave, një burrë ndërron jetë në spital

schedule17:03 - 9 Janar, 2025

schedule 17:03 - 9 Janar, 2025

Shkon në 13 numri i viktimave në Cetinje. Mediat malazeze shkruajnë se ka ndërruar jetë një nga të plagosurit, Dejan Kokotoviç.

Ai nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra nga masakra e 1 janarit, në tavernën “Velestovo” në qendër të Cetinjes.

Aco Martinoviç, autori i masakrës, u vetëvra.

Krimi ka ndodhur në pesë vendndodhje të ndryshme, në vendin e parë dhe të dytë janë vrarë katër persona, në të tretin dy fëmijë, ndërsa në zonën e katërt dhe të pestë nga një person./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!