Ditën e martë u rregjistrua në Bullgari një aksident tragjik, ku humbën jetën 45 persona dhe mbetën të lënduar 7 të tjerë, shumica prej tyre shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.
Këngëtari i njohur shqiptar me prejardhje nga Shkupi, Shpat Kasapi, ka zgjedhur që të ndajë me fansat e tij një histori shumë interesante që e lidh atë me një aksident të ngjashëm të shumë viteve më parë.
Ai ka parë në të shpërndarë në rrjetin social TikTok një mesazh, ku citohet se si babai i tij i ndjerë, kishte ndihmuar disa njerëz nga një aksident i ngjashëm që kishte ndodhur rreth 40 vite më parë, çuditërisht në po të njëjtin vend.
“Histori e vërtetë që ka ndodh para 40 vitesh në Bullgari aksident tragjik humbin jetën shumë njerëz, një djalë nga Tetova shpëton dhe për ndihmë i shkojnë i ndjeri babai i Shpat Kasapit, Z.Naimi tregon mami im. Shteti nuk i paska ndihmuar për spital, të gjitha shpenzimet i paska paguar babai i Shpatit, si thotë mami im i njëjti vend ka qenë ku janë aksidentuar këta njerëz tash edhe atëherë”, shkruhet në mesazhin që këngëtari e ka ndarë me ndjekësit.
Shpati ka shkruar se ka ngelur i habitur nga kjo histori për faktin se nuk e kishte ditur më parë, por që nuk është befasuar nga gjesti i babait, pasi gjithmonë e ka njohur si një njeri human.
“Nuk e prisja këtë bamirësi nga babai im i ndjerë që është bërë virale dhe mua më erdhi befasi! Por kjo befasi nuk është e rastësishme sepse babai im ka ndihmuar shumë njerëz. Kjo thjeshtë dëshmon që pas 30 vitesh i doli e mira në shesh dhe Zoti e shpërbleftë dyfish në xhenet ishalla”, ka shkruar Kasapi.l.k/abcnews.al