Tragjedia në Brazil/ Historia, grindja me punëtorin e aeroportit shpëtoi pasagjerin nga vdekja

schedule19:48 - 10 Gusht, 2024

schedule 19:48 - 10 Gusht, 2024

Dëshmitarët okularë kanë përshkruar momentin kur panë aeroplanin me 62 pasagjerë (të gjithë të vdekur) duke u rrëzuar në shtetin brazilian të Sao Paulo.

“E pashë duke kaluar mbi shtëpinë time. Nga bishti dilte tym”, tha Edival Monteiro de Souza, për BBC Brasil.

“Pastaj zbriti poshtë dhe ra në majë të kodrës. Gjithçka ndodhi shumë shpejt, zhurma ishte e madhe, dridhesha nga ajo zhurmë. Kështu ndodhi”.

Leticia Oliveira do Nascimento, 25 vjeç, tha se avioni në rënie dukej si prej letre.

“Ishte e qartë se piloti kishte humbur kontrollin dhe se diçka e keqe mund të ndodhte”, tha ajo për BBC Brasil.

“Ishte shumë afër lagjes ku jetoj. Sapo ra, doli tym i madh”, tha ajo.

Në aeroportin Cascavel në shtetin jugor të Paranës, nga ku ishte nisur avioni për në qytetin e San Paulos, një numër pasagjerësh që humbën fluturimin Voepass folën për ndjenjat e tyre.

“Është një ndjenjë e frikshme”.

Ndërkohë, Adriano Assis tha se kur kishte mbërritur në aeroport, kishte mungesë informacioni për ngritje dhe askush nuk ishte në sportel për t’iu përgjigjur pyetjeve.

Kur dikush arriti, ata i thanë se nuk mund të hipte ende, tha ai. “Unë madje jam grindur me të, por ai ma shpëtoi jetën”, tha Assis për një gazetë lokale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!