Tragjedia në Bergamo, Lovat tregon për qytetarët si ti kalojnë ditët në karantinë: Duhet të tregohemi njerëzor

schedule10:42 - 26 March, 2020

schedule10:42 - 26 March, 2020

Në një lidhje më “ABC e Mëngjesit” , Maria Christina Lovat profesore e letërsisë dhe artit italin ka folur për situatën e shkaktuar nga koronavirusi dhe mundësitë që mund të përdorin qytetarët për të kaluar sa më pozitivisht ditët në karantinë.

Ajo u shpreh se qytetarët duhet të ndërgjegjësohen përballë këtij virusi pasi gjendja është serioze, ndërsa tregoi se së bashku me familjen e saj ndodhet në karantinë në Bergamo.

“Maria Christina Lavot ka folur për gjendjen e vështirë që po kalon Bergamo, pasi numri i personave që po humbin jetën nga COVID-19 vazhdon të rritet. Ajo theksoi se qytetarët në Bergamo janë shumë të solidarizuar. Njerëzit janë shumë bujarë, kanë traditën e vullnetarizmit.

Në Bergamo nuk ka më kapacitete për të varrosur viktimat dhe në këtë mënyrë dërgohen në qytetet e tjera. Dhe kjo është një gjë e tmerrshme”, tha Lavot

 

Më tej ajo u shpreh se masat drastike të marra nga qeveria shqiptare janë të domosdoshme.

“Masat që ka marrë qeveria shqiptare kanë qenë shumë të ashpra dhe të rëndësishme. Duket sikur virusi nuk prek të rinjtë, por mund t’ja transmetojnë gjyshërve të tyre. Studentëve i bëj thirrje të qëndrojnë në shtëpi, të shfytëzojnë bibliotekat kombëtare të botës. Ky është momenti për tu treguar njerëzor dhe për të shfrytëzuar teknologjinë”, u shpreh ajo.