TRAGJEDIA/ “Hiqeni ose do të shkatërrojë qytetin”: Profecia e përmbushur në Beirut

schedule16:54 - 5 Gusht, 2020

schedule 16:54 - 5 Gusht, 2020

108 të vdekur, më shumë se 4000 të plagosur dhe rreth 3 miliard dollar dëme materiale. Ky është bilanci tragjik i shpërthimit të djeshëm në portin e Bejrutit, i cili frikësoi të gjithë botën për nga mënyra se si ndodhi.

Nga të dhënat paraprake, bëhet fjalë për një shpërthim të shkaktuar nga 2 750 ton nitrat amoni të vendosur një njërën prej depove të portit të Bejrutit 6 vite më parë pasi u sekuestrua anija që e transportonte.

Hetimet kanë zbuluar se specialistët e portit i kanë kërkuar autoriteteve që ta heqin sasinë kolosale të nitratit nga ajo zonë pasi kjo lëndë njihet si mjaft shpërthyese dhe nëse kjo do të ndodhte, “do të shkatërronte qytetin”.

Lexo edhe: Prapaskenat dhe anija që çoi “belanë” 17 vite më parë në Bejrut

Kjo është ajo që shkruhej në raportin e tyre dhe duket se “profecia” është përmbushur.

Shpërthimi ndodhi dhe u shkatërrua një pjesë e mirë e qytetit. /abcnews.al