Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Tragjedia hekurudhore, protestë e heshtur në Athinë

schedule07:35 - 3 Mars, 2023

schedule 07:35 - 3 Mars, 2023

Një protestë e heshtur për tragjedinë e trenit në Tempe është planifikuar për pasditen e sotme në sheshin Syntagma, Athinë. Edhe studentët kanë planifikuar një protestë në orën 12:00 në Propylaia për të kërkuar drejtësi për të 57 personat që humbën jetën nga përplasja e trenave në Larisa.

“Po përjetojmë një tragjedi të patregueshme, vajtojmë humbjen e padrejtë të dhjetëra të rinjve kryesisht të rinj, kërkojmë të dimë të vërtetën. Marrim pjesë në protestën e heshtur të datës 3 Mars 2023 në Syntagma në orën 19:00””, thuhet në njoftimin e bërë nga kolektivi “Solidariteti për të gjithë”.

Mes viktimave është edhe një shqiptar ndërsa të plagosur kanë mbetur disa të tjerë.  Mbrëmë u mbajtën protesta edhe në Selanik dhe Athinë, të cilat u shoqëruan me tensione./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!