Tragjedia e Xhenovas/ Meta ngushëllon familjen e shqiptarit

schedule20:48 - 18 Gusht, 2018

schedule 20:48 - 18 Gusht, 2018

Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi sot një vizitë në fshatin Oblikë të Shkodrës, për t’i shprehur ngushëllimet familjarëve të Admir Bokrinës, njërit prej shqiptarëve që humbi jetën në tragjedinë e Xhenovas në Itali.

“Nuk kanë fuqi fjalët për të shprehur dhimbjen e ngushëllimin për këtë rast tragjik”- u shpreh kreu i shtetit.

Nisur nga shembja e urës në Xhenova, Meta bëri apel për sigurinë e veprave publike në vendin tonë.

“Tragjedia e Genovas të na ndihmojë të reflektojmë për sigurinë e veprave publike. Duhet të marrim masa të forta për parandalimin e tragjedive të tilla në vendin tonë”– tha ai.

Një ditë më parë edhe kreu i Policisë Rrugore, Mitat Tola, njoftoi për inspektimine urave në vendin tonë. /abcnews.al