Gjyqi për Tragjedinë e Tempit është kthyer në një seancë përplasjesh mes familjarëve të viktimave dhe togave të zeza.
Edhe këtë të mërkurë, gjyqi u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, me prani të shtuar të policëve, për të mbrojtur gjyqtarët dhe një zonë të caktuar monitorimi për gazetarët.
Familjarët e viktimave u ankuan se ishin vendosur në vende që nuk kishin kontakt vizual me sallën e gjyqit, ndërsa avokatët argumentuan se mbajtja e këtyre seancave në një sallë gjyqi të vogël në Larisa është e qëllimshme.
Shqiptari Panos Ruçi, babai i një prej viktimave të targjedisë Denis Ruçi, përfundoj në spital për shkak të hipertensionit, ndërsa Avokatja e tij mbrojtëse, deklaroi se situata shëndetësore e klientit të tij u përkeqësua për shkak të dhunës që gjashtë oficerë policie ushtruan mbi Ruçin.
Tragjedia e Tempit ndodhi më 28 shkurt 2023, rreth orës 23:21 kur dy trena pasagjerësh u përplasën kokë më kokë duke lënë pas 57 viktima.
Familjarët e viktimave kërkojnë edhe sot drejtësi për ngjarjen.


