Tragjedia e skiatorëve dhe alpinistëve në Alpet zviceriane

schedule12:54 - 1 Maj, 2018

schedule 12:54 - 1 Maj, 2018

Katër skiatorë dhe dy alpinistë kanë vdekur në dy raste të ndryshme në Alpet zviceriane për shkak të motit të keq që përfshiu vendin të dielën.

Skiatorët, që ishin nga Franca, Italia dhe Gjermania, bënin pjesë në një grup prej 14 vetash që dështuan të arrinin kabinat e tyre të vendosura në një lartësi prej më shumë se 3.000 metrash mbi nivelin e detit.

Policia njoftoi se njëri prej skiatorëve vdiq në një hedhje, ndërsa tre të tjerë për shkak të hipotermisë. Gjithashtu mësohet se pesë të mbijetuar janë në gjendje kritike për jetën.

Ndërsa për alpinistët u ngrit alarmi të dielën, por moti i keq shtyu kërkimet. Sipas agjencisë së lajmeve AFP, mosha e tyre është 21 dhe 22 vjeç, por nuk është treguar kombësia.

Alpet zviceriane u goditën një një stuhi ere dhe temperatura të ulëta këtë fundjavë, në një periudhë, kur moti atje është i paqëndrueshëm.

Këto incidente ndodhin pas vdekjes së tre skiatorëve spanjollë për shkak të një orteku. Ndërkohë më 2 Prill, një ortek tjetër në Alpet franceze vrau një guidator mali./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!