Tragjedia e Otrantos, ish ambasadori: Dhimbje e madhe, isha i pari që takova të mbijetuarit

schedule12:39 - 28 Mars, 2022

schedule 12:39 - 28 Mars, 2022

Ish ambasadori shqiptar në Romë, Pandeli Pasko ka rikujtuar tragjedinë e Otrantos me 81 viktima këtë të hënë i ftuar në studion e ABC Live ka dhënë detaje në lidhje me përjetimet e asaj kohe.

Pasko në fjalën e tij është shprehur se në atë kohë ai është akuzuar shumë dhe pse ka qenë një ndër personat e parë që ka marrë dëshmitë e para të të ngujuarve dhe mbijetuarve në prefekturë, të cilët u zotuan se do të qëndronin aty deri në daljen e anijes së fundosur.

Ai është shprehur se dhimbja ishte e madhe dhe nga kontakti i parë që ai ka pasur me të mbijetuarit ka bërë që zëri i tyre të dëgjohej në të gjithë botën, pasi ishin dhe ato që bënë identifikimin dhe dërgimin e kufomave pranë të afërmve.

Mua më kujtohen shqiptarët e asaj nate që vendosën të ngujohen në atë prefekturë dhe thanë se kur të dalë anija në sipërfaqe do të dalë. Kur vërtetuan se anijet ishin përplasur ishte një dhimbje që u përhap dhe kufomat e gjetura u sollën në Shqipëri, ishte një qëndrim stoik i tyre në atë kohë.

Jam ndjerë shumë i akuzuar në atë periudhë, kur kam gjetur personat që ishin të ngujuar kam marrë vesh çfarë ka ndodhur. Kam qenë personi i parë që kam komunikuar me këto persona dhe pastaj përmes kontakteve bëra që zëri i tyre të dëgjohej në të gjithë botën.

Mbase qeveria shqiptare në atë kohë nuk e kuptoi se duhet që të ishte pjesë e gjyqeve, nuk e di se çfarë ka ndodhur në atë kohë por nuk arritur që vendin ta bënte pjesë  të gjykimit.

Ne tani nuk i bëjmë dot gjërat që janë bërë por dita e mbytjes së anijes duhet që të vendosej dhe në Vlorë si një simbolikë për të treguar se çfarë ka ndodhur vërtet në atë tragjedi, për të treguar brezave të rinj se çfarë ka ndodhur.

Populli shqiptar nuk harron shpejt, paso populli është ai i të afërmve të 34 viktima që humbën jetën në atë tragjedi midis tyre jam dhe unë.

Ne duhet që ti përkujtojmë me soliminitetin që i takon ngjarjes, duke gjallëruar dhe pikëpyetjet sesi shkoi, por lënia në harresë është gjëja më e keqe. Pala italiane përpjekjet e mia i ka parë me shumë respekt. Kryetarja e parlamentit të kohës bëri gabimin e saj pasi vetëm disa ditë pasi ndodhi ngjarja ku ardhja e shqiptarëve ishte bërë problem ajo bëri një prononcim të keq. Ajo menjëherë e kuptoi gabimin e saj dhe pas 14 vitesh erdhi në Shqipëri nuk e di pse dhe për çfarë qëllimi”, ka thënë ai.

Ndërkohë kujtojmë se me 28 mars të vitit 1997 një anije shqiptare “Katri i Radës”, u përmbyt në Ngushticën e Otrantos nga forcat detare italiane, aty ku humben jetën 81 persona, ndërsa trupat e 23 viktimave nuk u gjeten kurrë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!