Detaje të reja janë mësuar nga tragjedia e ndodhur mesditën e sotme në Ilia të Greqisë ku pas rrëzimit të një avioni humbën jetën dy pilotë.
Aeroplani privat kishte filluar fluturimin nga aeroporti i Messolonghi, dhe për arsye të panjohura, u rrëzua në një zonë rezidenciale .
Mediat greke shkruajnë se ai u rrëzua vetëm 100 metra pranë shtëpisë së pilotit 58-vjeçar, ku ndodheshin vëllezërit e tij të cilët ishin të parët që vrapuan në vendin e ngjarjes duke gjetur të vdekur vëllanë e tyre.
Dëshmitarët thanë se e kishin parë avionin në ajër të bënte disa manovra të çuditshme.
Piloti kryesor, 58-vjeçar kishte qenë pilot për 10 vite dhe kishte shumë përvoja në këtë fushë. Avioni ishte ngritur Messolonghi në digën Pinios. m.v/abcnews.al