Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e sotme në qytetin Ordu të Turqisë, ku një djalë fillimisht vrau të dashurën dhe më pas veten.
Tragjedia shekspiriane ndodhi në momentin kur Kemal Emen i doli në rrugë të dashurës së tij Sema Dag duke fillluar të debatonin fillimisht, raporton abcnews.al.
Siç raportojnë mediat turke, debati u nxeh dhe një moment i riu nxorri pistoletën duke qëlluar disa herë mbi të për ta lënë të vdekur në vend.
Fill pas kësaj, në vendin e ngjajres ka ardhur policia duke i kërkuar të riut që të dorëzohet, por ai ka qëlluar më pas edhe në drejtim të vetes duke u vetëvrarë. /abcnews.al