Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Tragjedi për Alban Bushin, prindërit e trajnerit të Kombëtares U-21 humbin jetën në aksident

schedule16:50 - 30 Tetor, 2024

schedule 16:50 - 30 Tetor, 2024

Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi ka humbur prindërit e tij në një aksident automobilistik.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Egnatia”, në aksin Veria-Selanik të Greqisë, pranë Kouloura Imathias.

Nga jeta janë ndarë Ali Bushi në moshën 75-vjeçare dhe Bukurije Bushi, 71-vjeç.

Në aksidentin me pasojë vdekjen janë përfshirë një furgon me targa greke, që drejtohej nga shtetasi grek Marios Simitliotis dhe automjeti me targa shqiptare që drejtohej nga Ali Bushi.

Shtetasi grek ka mbetur i plagosur, ndërsa dhe është arrestuar nga policia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!