Tragjedi për aktoren e njohur turke, humbet djalin në moshë të re

schedule14:19 - 13 Gusht, 2020

schedule 14:19 - 13 Gusht, 2020

Këngëtarja dhe aktorja e njohur turke Humeyra ka humbur djalin e saj në moshën 47 -vjeçare.

Ka qenë vetë aktorja, e cila e ka gjetur djalin e saj pa jetë në apartamentin e tij.

Ndërsa lajmin e hidhur e ka dhënë miku i saj me anë të një statusi në rrjetet sociale.

‘Zoti i dhëntë durim. Humeyra ka humbur djalin e saj, 47 vjeç Saduik Bigat. Ajo shkoi në shtëpinë e tij pasi kishte dy ditë që nuk po lidhej me të, ku më pas gjeti dhe trupin e pa jetë të tij’, ka shkruar ai.

Më pas është mësuar se Saduik ka ndërruar jetë për shkak të një sulmi në zemër.

Kujtojmë që Humeyra është shumë e njohur për publikun shqiptar me rolin e saj si halla Maide, në serialin “Paramparça” ./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!