Tragjedi nga koronavirusi, një familje shuhet brenda dy javësh

schedule10:20 - 1 Maj, 2020

schedule 10:20 - 1 Maj, 2020

Një ngjarje e dhimbshme ka ndodhur në SHBA, ku 3 pjesëtarë të një familje  humbën jetën nga koronavirusi brenda 2 javësh.

Mario Mayorga Jr, 42 vjeç, punonte si sanitar në Mt. Sinai Medical Center në Miami.

Ai u diagnostifikua me koronavirus në mes të marsit dhe mjekët i thanë të qëndronte në shtëpi.

12NEWS tregon se gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua duke bërë që ai të shtrohej në spital dhe merrte frymë nëpërmjet ventilatorit.

Pas infektimit të tij, iu nënshtrua testit  edhe familja e tij ku rezultuan pozitivë e ëma, 72 vjeçe, babai po ashtu 72 vjeç dhe motra e tij 45 vjeçe.

Prindërit e tij, u shtruan gjithashtu në spital për shkak të simptomave.

I ati Mario, vdiq fillimisht më 10 Prill, më pas gruaja e tij Esperanza vetëm nëntë ditë më vonë.

Djali i tyre Mario Jr. vdiq të dielën, dhe e vetmja që mbeti gjallë nga familja, ishte motra. Kjo e fundit ndodhet e izoluar në shtëpi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!