Tragjedi në Rusi pas shembjes së një ure, një i vdekur dhe gjashtë të plagosur rëndë

schedule08:54 - 9 Prill, 2024

schedule 08:54 - 9 Prill, 2024

Një person u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën kur një urë u shemb në rajonin Smolensk të Rusisë. Pesë prej të plagosurve ndodhen në spital në gjendje të rëndë.

Një pjesë e urës Paninsky u shemb pranë stacionit hekurudhor në qytetin Vyazma, në perëndim të Moskës, sipas agjencisë së lajmeve RIA Novosti.

Dy automjete që kalonin urën në atë moment janë përplasur në shina. Shërbimet e trenave në këtë linjë janë ndërprerë, ndërsa autoritetet ruse po kryejnë një hetim për të përcaktuar shkakun e shembjes.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!