Gjuetia e derrit të egër u kthye në një tragjedi, kur një 16-vjeçar vrau aksidentalisht xhaxhain e tij 33-vjeçar në Arta të Greqisë.
Gjithçka filloi kur grupi prej tetë gjuetarësh, me lidhje gjakur me njeri-tjetrin, filli gjuetinë duke u ndarë në pyll për të rrethuar një zonë të madhe, raporton abcnews.al
33-vjeçari i vdekur kishte marrë me vete edhe nipin hur 16-vjeçar për t’i mësuar gjuetinë.
Aty, sipas informacioneve, 16-vjeçari është ngatërruar dhe aksidentalisht ka qëlluar xhaxhain e tij me saçme për derr të egër duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Pasi dëgjuan të shtënat, babai i 16-vjeçarit vrapoi për të parë se çfarë po ndodhte.
Kur babai i të miturit iu afruan atij duke e pyetur se çfarë kishte ndodhur, ata panë që ai i kishte drejtuar armën vetes duke thirrur “e vrava atë, tani do vdes edhe vetë”.
Pas kësaj 16-vjeçari qëlloi ndaj vetes duke marrë plagë të rënda.
Pas dërgimit në spital, gjendja e 16-vjeçarit mbetet ende kritike pasi nuk ka kaluar rrezikun për jetën./abcnews.al