Një aksident trafiku me të paktën dhjetë të vdekur dhe 32 të plagosur ndodhi në Meksikë. Një autobus doli nga rruga dhe ra në një përrua, njoftuan autoritetet në shtetin e Veracruz.
Tragjedia ndodhi në qytetin e Zodecomatlan, ndërsa autobusi po operonte në linjën Havana-Chicontepec.
“Kemi konfirmuar nëntë të rritur dhe një fëmijë të vdekur”, njoftoi zyra e kryetarit të bashkisë së Zodecomatlán në një deklaratë.
Aksidentet fatale rrugore, që përfshijnë autobusë ose kamionë, janë të shpeshta në Meksikë dhe zakonisht shkaktohen nga shpejtësia e tepërt ose defektet mekanike.
Në fund të nëntorit, 10 persona u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën në një aksident të ngjashëm në shtetin perëndimor të Michoacan.

