Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të enjte në Patok, ku një 16-vjeçar dyshohet se është mbytur në lagunën e Patokut. Sipas njoftimit të policisë, i mituri është futur në ujë për t’u larë bashkë me shokun e tij bashkëmoshatar, dhe nuk ka mundur të dal më. I mituri tjetër është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa nuk është gjetur ende trupi i 16 vjeçarit, që dyshohet se është mbytur.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin dhe të Policisë Kufitare, si dhe është kërkuar ndërhyrja e polumbarëve të Renea-s, për kërkimin dhe gjetjen e trupit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/abcnews.al

