Tragjedi në Kanada, përplaset autobusi i skuadrës së hokejt

schedule12:02 - 7 Prill, 2018

schedule 12:02 - 7 Prill, 2018

Janë 14 viktimat të moshës nga 16 deri 20 vjec, si pasojë e një aksidenti tragjik në Kanada ku një kamion u përplas me autobusin ku udhëtonte skuadra e hokejit për ligën e të rinjve. Tre nga të plagosurit janë në rrezik për jetën.

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë automobilistik në Kanada. Një kamion është përplasur me një autobus ku udhëtonin skuadra e hokejit të moshave të vogla. Lajmi është konfirmuar dhe nga BBC, ku saktësohet se në bordin e autobusit ndodheshin 28 persona, tre nga të plagosurit janë në rrezik për jetën. Skuadra “Humboldt Broncos”, po udhëtonte në autostradën 35, në veri të Tisdejl.

“Humboldt Broncos”, të cilët luajnë në ligën e të vegjëlve po shkonin për një ndeshje play-off me skuadrën e Nipauin Hauks. Lojtarët janë të moshës nga 16 deri 21 vjeç.

Presidenti i skuadrës u shpreh se ngjarja është shumë më e rëndë se sa mund të imagjinohet dhe se të gjithë janë në gjendje shoku. Ndërsa me anë të një mesazhi në profilin e tij Twitter, kryeministri kanadez Xhastin Trudo, u shpreh se nuk e imagjinonte dot se çfarë po përjetonin në këto moment prindërit e viktimave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!