Tragjedi në Holandë, polici vret familjarët dhe me pas veten

schedule20:48 - 9 Shtator, 2019

schedule 20:48 - 9 Shtator, 2019

Një krim në familje ka tronditur pasditen e së hënës Holandën, ku një oficer policie hapi zjarr në banesën e tij në qytetin Dordreht. Sipas mediave lokale, nga të shtënat mbetën të vrarë tre persona, mes të cilëve agjenti, ndërsa një person tjetër pësoi lëndime serioze.

Burimet mediatike saktësojnë se agjentët e sigurisë dhe auto-ambulancat mbërritën në vendin e ngjarjes rreth orës 18 e 30 me orën lokale. Kryebashkiaku i qytetit, Vuter Kolf e cilësoi episodin si shumë të rëndë dhe shprehu tronditjen e thellë. Dinamika e ngjarjes është ende e paqartë, por policia po heton për zbardhjen e saj.

Mediat lokale kujtojnë se prillin e kaluar, një polic në Vijnegem të Belgjikës vrau veten pasi kishte hapur zjarr ndaj familjes së tij, duke vrarë bashkëshorten dhe dy fëmijët 9 dhe 11 vjeç.

Ndërsa në 2005-n një dramë e ngjashme tronditi qytetin Hilversum, në veri të Holandës, ku një agjent policie vrau bashkëshorten 42 vjeçe, tre fëmijët të moshave 8, 6 dhe 3 vjeç dhe më pas veten.

/ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!