Tragjedi në Greqi, 35-vjeçarja humb jetën menjëherë pas lindjes

schedule20:25 - 5 Korrik, 2023

schedule 20:25 - 5 Korrik, 2023

Të hënën pasdite, një grua 35-vjeçare në Kretë solli në jetë fëmijën e saj me lindje normale.

Por sipas mediave të shtetit fqinj, gruaja u përball me probleme gjatë lindjes dhe duhej të transferohej menjëherë në Heraklion.

Në të njëjtën kohë, nëna e fëmijës ka përjetuar komplikime dhe disa orë pas lindjes ka dhënë frymën e fundit.

Sipas flashnews, është urdhëruar një ekspertizë për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes tragjike, pasi lindja duket se ka ecur pa probleme, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore nuk ka vendosur asgjë që të çojë në shkakun e qartë të vdekjes.

Foshnja po trajtohet në spitalin Venizelio.