Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Tragjedi në futbollin ganez/ Autobusi i skuadrës sulmohet me armë, humb jetën lojtari 20 vjeçar

schedule15:29 - 13 Prill, 2026

schedule 15:29 - 13 Prill, 2026

Kthimi në shtëpi pas një transferte është kthyer në një tragjedi të vërtetë që ka tronditur futbollin në Gana. Dominic Frimpong, 20 vjeçari ganez, lojtar i skuadrës së Berekum Chelsea mbeti i vdekur pas një sulmi të armatosur në autobusin me të cilin udhëtonte me ekipin e tij.

Skuadra e Ligës së Parë ganeze po kthehej nga një ndeshje jashtë fushe në Samreboi, jo shumë larg kufirit jugor me Bregun e Fildishtë. Autobusi, siç shkroi klubi në një deklaratë, “u qëllua ndërsa përpiqej të kthehej mbrapsht nga një grup personash të maskuar dhe të armatosur me pushkë dhe pistoleta”. Mesazhi vazhdon duke shpjeguar se “lojtarët dhe stafi ikën, duke u strehuar në shkurre”.

Megjithatë, Frimpong u qëllua në kokë dhe vdiq pak pasi mbërriti në spital. 20-vjeçari ishte i huazuar nga një klub tjetër ganez, Aduana, dhe në 13 paraqitje dhe kishte shënuar dy gola këtë sezon, përfshirë edhe ndeshjen e tij të fundit si titullar.



Federata e Futbollit të Ganës shprehu ngushëllimet e saj në një deklaratë: “Ky aksident tragjik përfaqëson jo vetëm një humbje të madhe për Berekum Chelsean, por për të gjithë futbollin ganez. Dominic ishte një talent i ri premtues, përkushtimi dhe pasioni i të cilit mishëronin frymën e ligës sonë. Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me klubin dhe autoritetet përkatëse dhe kërkojmë që të merren të gjitha masat e nevojshme për të siguruar që drejtësia të vihet në vend, lexohet në njoftimin e federatës ganeze.

Sipas mediave lokale, forcat e sigurisë kanë nisur hetimet, por nuk kanë asnjë të dyshuar në lidhje me këtë tragjedi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!